Paradontologjia është ajo degë e stomatologjisë,që merret me parandalimin,diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin indet mbështetëse të dhëmbit si mishrat dhe kockat. Këto patologji të quajtura periodontite ,nëse nuk trajtohen ,çojnë në shkatërrimin e mëvonshëm të indeve që rrethojnë dhëmbët dhe në fund në humbjen e këtyre të fundit.

4f08180031cc86dc0de7

Shkaqet e sëmundjes paradontale

Faktori kryesor shkaktar për zhvillimin e sëmundjes paradontale është pllaka dentare e cila dëmton indet mbështetëse të dhëmbëve. Gjithashtu  ndikon dhe predispozita gjentike,sëmundjet sistemike si diabeti,anemia,pirja e duhanit.

Faktorët lokalë që kontribuojnë në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes paradontale janë; gurëzat,mbushjet dhe punimet e papërshtatshme protetike,kontaktet traumatike dhe kariesi.

Shënjat dhe simptomat e sëmundjes paradontale

  •  gjakderdhje dhe inflamacion të mishrave të dhëmbëve
  • prani të gurëzave dentarë
  • erë të pakëndëshme
  • prani të xhepave paradontal
  • recension gingivar(largimi I gingivës deri në zbulim të rrënjës)
  • lëvizje të dhëmbëve deri në rënie të tyre

Mjekimi i sëmundjes paradontale

Ekzistojnë disa lloje trajtimesh që mund të kryhen. Zgjedhja e mënyrës së duhur do të varet nga faza e avancimit të sëmundjes si dhe nga shëndeti juaj   I përgjithshëm. Këto trajtime mund të përfshijnë procedura jo kiurgjikale për të kufizuar akumulimin e pllakës bakteriale si pastrimi professional i gurezave,por edhe kirurgji për të rivendosur indet mbështetëse të humbura.

Kontakt

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.

Na Kontaktoni +355 69 340 3470