
Protetika është një degë e stomatologjisë e cila ka si objektiv zëvendësimin e dhëmbeve të humbur dhe rikthimin e funksionit dhe estetikës natyrale të kavitetit oral. Klinika jonë disponon një numër të shumtë zgjidhjesh të mundshme në formën e kurorave dentare, ura dhe proteza të realizuara në laboratorët më të mirë dhe me eksperiencë shumëvjeçare.
Protezat dentare ndahen në fikse dhe të lëvizshme
- Proteza fikse është e fiksuar tek dhëmbët shtyllë dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti.
- Protezat fikse janë disa llojesh:
- Kurorat (mund të jenë metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Kurorat janë për dhëmbë tek, ku është ruajtur rrënja.
- Urat (si këllëfët mund të jenë me material metal-porcelan, zirkon-porcelan, flori-porcelan). Te urat, dhëmbi që është hequr zëvendësohet nga një protezë që përmban dhëmbin e hequr dhe dhëmbët në krah të tij. Dhëmbi që mungon së bashku me dhëmbët shtyllë formojnë urën.
- Protezë mbi implante, në këtë rast rrënja e dhëmbit që mungon zëvendësohet me një implant titani ose aliazhe biokompatibël dhe mbi këtë vidhoset ose çementohet një protezë fikse.
Protezat e lëvizshme mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:
- Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin e gojes. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine e cila mbahet tek nofulla e pacienti. Proteza mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet.
- Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
- Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike.
- Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet.

