Ortodoncia merret me drejtimin ose lëvizjen e dhëmbeve duke përmisuar estetikën dhe funksionin. Nëpërmjet aparatit ortodontik bëhet drejtimi dhe rreshtimi i dhëmbëve në pozicion korrekt duke përmirësuar atë.


APARATET FIKSE
Përdoren për drejtimin e dhëmbëve tek fëmijët-adoleshentët me denticion të përhershëm dhe tek të rriturit e çdo moshe. Ato mund të jenë metalike dhe estetike qeramike (transparent). Ndryshimi është vetëm në pamje dhe jo në funksion apo kohëzgjatje trajtimi.
Aparatet fiks metalike
Këto aparate përbëhen nga braketat metalike dhe harqet Ni-Ti dhe të çelikut. Ato mund të zgjidhen nga të gjithë pacientët që nuk e kanë problem dukjen e aparatit metalik.
Aparatet fiks estetike qeramike
Këto aparate përbëhen nga braketat qeramike transparente dhe harqet e padukshëm, në muajt e parë e më pas nga harqe metalike. Janë shumë efikasë në trajtimin e problemeve orodontike tek adoleshentët dhe pacientët e rritur të cilët dëshirojnë që aparati i tyre të jetë thuajse i padukshëm.
Mosha e trajtimit
Disa anomali, (si psh kafshimet e kryqëzuara; klasat e treta skeletike; kafshimet e hapura etj) duhet të trajtohen që në fëmijëri sepse, jo vetëm që nuk kanë mundësi vetërregullimi por me kalimin e kohës ato përkeqësohen. Disa anomali të tjera (kryesisht ato të dhëmbëve) mund të trajtohen edhe në moshë madhore. Sa më shpejt të diagnostikohet një anomali dhe sa më shpejt të zgjidhet momenti i duhur i trajtimit të saj aq më i sigurt është rezultati. Prindërit duhet të bëjnë konsultën me mjekun ortodont kur fëmija të jetë 6 vjec.
Trajtimet ortodontike me aparate fikse zgjasin nga 8-24 muaj, në varësi të problemit dhe aparatit të përdorur.
APRATE TE LEVIZSHEM
Përdoren kryesisht tek fëmijët me denticion të përzier (kur fëmija ka në gojë dhëmb qumështi dhe të përhershëm).
Ato shërbejnë kryesisht për rregullimin e raportit të nofullave me njëra-tjetrën, përfitimin e hapësirave të vogla, zgjerim të lehtë të arkadave, ruajtjen e hapësirave në rastet e humbjes së parakohshme të dhëmbëve të qumështit.


INVISALIGN
Një nga alternativat që na ofrohen sot janë aparatet Invisalign. Invizalign është i lëvizshëm dhe transparent, gati i padukshëm, bëhet me porosi për dhëmbët tuaj. Këllëfet invizalign, mbahen rreth 22 orë në ditë, ndërrohen çdo2 ose 3 javë dhe numri i tyre varet nga anomalia. Këshillohen për problemet e lehta të dhëmbëve.
Avantazhet e invisalign
- Është njëlloj efektive si aparatet tradicionale me braketa.
- Ndihmon paraqitjen tuaj sa më estetike gjatë kohës së trajtimit.
- Krijon lehtësira në të ngrënien e ushqimit.
- Estetika, është një arsye kryesore që njerëzit zgjedhin invizalign.
- Mund të krijojë një mbrojtje të sigurte për dhëmbët gjatë aktiviteteve sportive duke siguruar mbrojtje nga goditjet apo tronditjet e mundëshme.
- Higjena personale dentare ka facilitetet e saj pasi me heqjen e invizalign ju mund të përdorni furçën dhe fillin dentar në menyre normale.
- Invizalign krijon një mbrojtje për personat të cilët kërcasin dhëmbët gjatë gjumit, pasi ndalon bluarjen e dhëmbëve me njëri tjetrin.
