
Implanti dentar është zëvendësimi artificial i rrënjës së dhëmbit, i cili vendoset në kockën e nofullës dhe mbi të vendoset një këllëf ose urë për të bërë zëvëndësimin e mungesave dentare.
Vendosja e nje implanti duhet te planifikohet me kujdes nga mjeku kirurg.
Mjeku kirurg duhet të ketë imazhe dixhitale dhe 3D të anatomisë së pacientit dhe pas kesaj ai do të jetë në gjendje të planifikojë në detaje vendosjen jo vetëm të nje implantit por dhë të urës mbi implante.
Vendosja e urës mbi implante kryhet me të njëjtën procedurë si vendosja e tyre mbi dhëmbët e vërtetë.
