I am text block. Click edit button to change this text. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Endodontia eshte ajo dege e stomatologjisë qe merret me patologjinë , fiziologjinë dhe morfologjinë e pulpës dentare. Endodontistet trajtojnë dhe diagnostikojnë sëmundjet e pulpës.
Perse është i nevojshëm trajtimi i kanaleve te dhëmbit?
Trajtimi endodontik është i nevojshëm kur pulpa e dhëmbit inflamohet për shkaqe të ndryshme siç mund të jenë një karies i thellë apo trauma të dhëmbit të cilat shkaktojnë edhe nekrozën (vdekjen) e pulpës.
Shpesh nekroza sjell dhe formimin e infeksioneve që arrijnë në pjesën kockore duke formuar atë që quhet absesi dentarkronik ose akut. Të gjitha këto situata zgjidhen me terapinë endodontike të dhëmbit, e cila konsiston në pastrimin e dhëmbit nga pulpa e inflamuar ose nekrotike, përpunimin e sistemit kanalar me instrumentet përkatës dhe mbushjen e këtij sistemi me materiale biokompatibel.
A është i dhimbshëm ky proces?
Në klinikën tonë kjo terapi realizohet nën anestezi locale dhe pacienti ndjehet shume komfort.
Çfarë përfshin ky proces?
Qëllimi i trajtimit është qe te heqë pulpen e prekur nga nekroza nga kanali I dhëmbit.
Ky kanal me vone pastrohet dhe mbushet me materiale te caktuara për të parandaluar zhvillimin e ndonjë infeksioni. Trajtimi I kanaleve është një proçedure qe kërkon kohe dhe profesionalizëm. Ai mund te kërkoje dy ose me shume vizita tek dentisti.
Ne seancën e pare hiqet pulpa e infektuar dhe kanali pastrohet dhe zgjerohet. Numri I seancave te tjera është ne varësi te përhapjes se infeksionit dhe llojit te tij.
Ne seancën e fundit dhembi mbushet definitivisht.


