Paradontologjia është ajo degë e stomatologjisë,që merret me parandalimin,diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin indet mbështetëse të dhëmbit si mishrat dhe kockat. Këto patologji të quajtura periodontite ,nëse nuk trajtohen ,çojnë në shkatërrimin e mëvonshëm të indeve që rrethojnë dhëmbët dhe në fund në humbjen e këtyre të fundit.

Shkaqet e sëmundjes paradontale
Faktori kryesor shkaktar për zhvillimin e sëmundjes paradontale është pllaka dentare e cila dëmton indet mbështetëse të dhëmbëve. Gjithashtu ndikon dhe predispozita gjentike,sëmundjet sistemike si diabeti,anemia,pirja e duhanit.
Faktorët lokalë që kontribuojnë në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes paradontale janë; gurëzat,mbushjet dhe punimet e papërshtatshme protetike,kontaktet traumatike dhe kariesi.
Shënjat dhe simptomat e sëmundjes paradontale
- gjakderdhje dhe inflamacion të mishrave të dhëmbëve
- prani të gurëzave dentarë
- erë të pakëndëshme
- prani të xhepave paradontal
- recension gingivar(largimi I gingivës deri në zbulim të rrënjës)
- lëvizje të dhëmbëve deri në rënie të tyre
Mjekimi i sëmundjes paradontale
Ekzistojnë disa lloje trajtimesh që mund të kryhen. Zgjedhja e mënyrës së duhur do të varet nga faza e avancimit të sëmundjes si dhe nga shëndeti juaj I përgjithshëm. Këto trajtime mund të përfshijnë procedura jo kiurgjikale për të kufizuar akumulimin e pllakës bakteriale si pastrimi professional i gurezave,por edhe kirurgji për të rivendosur indet mbështetëse të humbura.

