Pedodontia ose dentistria pediatrike është degë e stomatologjisë e cila kujdeset për dhëmbët e fëmijëve. Vëmendja i kushtohet kryesisht edukimit për higjienën dentare, këshillave për dietën e duhur ushqimore, aplikimit të flourit dhe silanteve si dhe kujdesjes së duhur për dhëmbët e qumështit.

pedodnti2

Kur duhet bërë vizita e parë te dentisti?

Vizita e parë te dentisti duhet të bëhët në 18 muajsh. Në këtë moshë fëmijët mund të fillojnë me trajtimet e higjienës orale dhe kontrolle të rregullta te mjeku stomatolog. Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është që fëmija të familjarizohet me mjekun dhe ambientin përreth dhe ta shikojë si një eksperiencë jo shqetësuese për të. Kjo është shumë e rëndësishme ,pasi kështu arrijmë bashkëpunimin e fëmijës në vizitat që do të bëjë në të ardhmen. Vizita e parë duhet të jetë e shkurtër,por thelbësore. Fëmija duhet të shoqërohet nga prindi në  cdo moment në mënyrë që të ndihet më i sigurt. Në vizitën e parë dentisti kontrollon dhëmbët,a kanë dalë sic duhet dhe do ju mësoj si  të kujdeseni për dhëmbët e qumështit.

Përse janë kaq të rëndësishëm dhëmbët e qumështit?

Prania e dhëmbëve të qumështit është shumë e rëndësishme sepse I lejon fëmijës të ushqehet,të qeshë e të flasë. Nëse ju nuk kujdeseni për to siç duhet, ato mund të prishen. Prishjet e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë të njëjtat gjëra si prishjet e dhëmbëve të përhershëm: dhimbje,infeksione dhe aromë jo të këndshme për gojën. Kurimi I dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje.

Çfarë është silanizimi i dhëmbëve?

Silanizimi i dhëmbëve është një procedurë që parandalon formimin e prishjes së dhëmbëve. Aplikimi i silantëve(një shtresë e hollë rezinoze fluide) rekomandohet sidomos tek dhëmballët e përhershëm të sapo zbuluara nga gingiva. Forma okluzale e këtyre dhëmbëve është ë përbërë nga kreshta dhe gropëza të cilat favorizojnë zhvillimin e proceseve karioze. Kjo është një procedurë e padhimbshme e cila realizohet pa ndërhyrjen e anestezisë lokale.

Çfarë është profilaksia me fluor?

Profilaksia më fluor konsiston në aplikimin sipërfaqësor të xhelit të flourit në mënyrë periodike më qëllim përmirësimin e strukturës kristalore  të smaltit të dhëmbëve. Përmirësimi I strukturës së smaltit e bën dhëmbin më rezistent ndaj sulmeve të acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin dentar. Një kujdes I vecantë duhet treguar në aplikimin e sasisë së flourit ose gjatë gëlltitjes së sasive të konsiderueshme të pastave të dhëmbëve me përmbajtje flouri ,pasi një sasi e tepërt mund të cojë në formimin e flourozës (pigmentime të bardha në sipërfaqën  dhëmbëve).

download

Kontakt

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.

Na Kontaktoni +355 69 340 3470