agd-teeth-replacement

Protetika është një degë e stomatologjisë e cila ka si objektiv zëvendësimin e dhëmbeve të humbur dhe rikthimin e funksionit dhe estetikës natyrale të kavitetit oral. Klinika jonë disponon një numër të shumtë zgjidhjesh të mundshme në formën e kurorave dentare, ura dhe proteza të realizuara në laboratorët më të mirë dhe me eksperiencë shumëvjeçare.

Protezat dentare ndahen në fikse dhe të lëvizshme:

  • Proteza fikse është e fiksuar tek dhëmbët shtyllë dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti.
  • Protezat fikse janë disa llojesh.
  • Kurorat (metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan) përdoren për dhëmbë tek, kur rrënja është e ruajtur.
  • Urat zëvendësojnë dhëmbin e hequr dhe mbështeten tek dhëmbët në krah.
  • Protezë mbi implante: rrënja zëvendësohet me implant titani dhe mbi të vendoset proteza fikse.

Protezat e lëvizshme mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:

  • Proteza totale: vendoset kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb. Përbëhet nga strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine dhe hiqet për larje.
  • Proteza parciale: ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli.
  • Proteza e skeletuar: protezë parciale me strukturë metalike.
  • Proteza e skeletuar me attachment: protezë mikse më stabile, me mundësi heqje/vendosje nga pacienti.
Protetika në Tiranë – kurora, ura dhe proteza dentare

Protetika në Tiranë: rikthim i funksionit dhe estetikës

Në Aiden Dental, protetika dentare synon të rikthejë përtypjen, të folurin dhe estetikën e buzëqeshjes kur mungojnë një ose disa dhëmbë…

Kur rekomandohen kurorat dhe urat dentare

Kurorat përdoren kur dhëmbi është i dobësuar… Urat dentare zëvendësojnë një dhëmb që mungon…

Proteza fikse, të lëvizshme dhe mbi implante

Protezat fikse ofrojnë stabilitet… Protezat mbi implante rrisin qëndrueshmërinë…

Si zhvillohet procesi i trajtimit

  • Vlerësim dhe plan trajtimi: kontroll dhe rekomandim.
  • Përgatitja: përpunim dhe marrje masash.
  • Prova dhe përshtatja: ngjyrë, formë, kontakt.
  • Vendosja: fiksim dhe udhëzime mirëmbajtjeje.

Kujdesi pas protetikës

Rekomandohet higjienë e rregullt orale dhe kontrolle periodike…

Për informacion të përgjithshëm mbi shëndetin oral: World Health Organization.

Shihni edhe: Shërbimet, Implantologji, dhe Kontakt.

Kontakt

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.

Na Kontaktoni +355 69 340 3470

klinika dentare ne tirane Aiden Dental ambient modern i klinikes