agd-teeth-replacement

Protetika është një degë e stomatologjisë e cila ka si objektiv zëvendësimin e dhëmbeve të humbur dhe rikthimin e funksionit dhe estetikës natyrale të kavitetit oral. Klinika jonë disponon një numër të shumtë zgjidhjesh të mundshme në formën e kurorave dentare, ura dhe proteza të realizuara në laboratorët më të mirë dhe me eksperiencë shumëvjeçare.

Protezat dentare ndahen në fikse dhe të lëvizshme

  • Proteza fikse është e fiksuar tek dhëmbët shtyllë dhe nuk mund të hiqet nga vetë pacienti.
  • Protezat fikse janë disa llojesh:
  • Kurorat (mund të jenë metal-porcelan, zirkon-porcelan, paladium-porcelan, flori-porcelan). Kurorat janë për dhëmbë tek, ku është ruajtur rrënja.
  • Urat (si këllëfët mund të jenë me material metal-porcelan, zirkon-porcelan, flori-porcelan). Te urat, dhëmbi që është hequr zëvendësohet nga një protezë që përmban dhëmbin e hequr dhe dhëmbët në krah të tij.  Dhëmbi që mungon së bashku me dhëmbët shtyllë formojnë urën.
  • Protezë mbi implante, në këtë rast rrënja e dhëmbit që mungon zëvendësohet me një implant titani ose aliazhe biokompatibël dhe mbi këtë vidhoset ose çementohet një protezë fikse.

Protezat e lëvizshme mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:

  • Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin e gojes.  Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine e cila mbahet tek nofulla e pacienti. Proteza mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet.
  • Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
  • Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike.
  • Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet.
6f9b20c4110efec7dcb5736784dc590b

Kontakt

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni.

Na Kontaktoni +355 69 340 3470