Zbardhimi i dhëmbëve në Tiranë është një nga trajtimet estetike më të kërkuara për një buzëqeshje më të bardhë dhe më të pastër. Në Aiden Dental, zbardhimi kryhet në mënyrë profesionale, me materiale të sigurta dhe nën mbikëqyrjen e dentistit, duke synuar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme. Me kalimin e kohës, dhëmbët mund të humbasin shkëlqimin e tyre për shkak të zakoneve të përditshme, konsumit të pijeve me ngjyrues dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në ngjyrën natyrale të smaltit.
Shkaqet e ndërrimit të ngjyrës së dhëmbëve janë të shumta, si p.sh.: përdorimi i disa ilaçeve, traumat e dhëmbit (thyerje, goditje), heqja e nervit të dhëmbit dhe faktorët ushqimorë. Pijet si kafeja, çaji, pijet e gazuara dhe ushqimet me ngjyrues ndikojnë në krijimin e njollave dhe errësimin e ngjyrës së dhëmbëve. Zbardhimi profesional ndihmon në reduktimin e këtyre njollave dhe në rikthimin e një ngjyre më të çelët.


